Përparim Kryeziu – Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, ka thënë se sindikatat kanë treguar virtyte të opozitarizmit.
Kryeziu në Info10, tha se fakti që po barrikadojnë dialogun me Qeverinë, tregon se greva e tyre nuk ka të bëjë me arsimin.
“Fakti që ka një arbitraritet dhe një barrikadim në lëvizje, mendoj që është e mjaftueshme me kuptu që kjo nuk ka të bëjë me arsimin. Kjo dëshmohet madje, me atë që Kryeministri i Kosovës e tha edhe në konferencë, më së keqi janë nxënësit, dhe në anën tjetër sindikatat kanë treguar virtyte të një opozitarizmi për qeverinë, nuk ekzistojnë sindikatat për t’i bërë opozitë shteti”, tha ai.
“Sindikatat nuk i bëjnë opozitë qeverisë, i mbrojnë punëtorët e tyre duke i paraqitur kërkesat e tyre.”, ka thënë ai.