SBAShK: Mund të diskutojnë për ofertën më shumë se 50 e më pak se 100 euro

SBAShK: Mund të diskutojnë për ofertën më shumë se 50 e më pak se 100 euro

Rashit Kushaj, nga SBAShK-u, ka thënë se takimi i sotëm në mes të Rrahman Jasharajt e Albin Kurtit, u përcoll pa zgjidhe të kërkesave të sindikatës.

Kushaj tha se sindikata mund të diskutojë me qeverinë për një ofertë më shumë se 50 e më pak se 100 euro.

Ai tha se të gjithë kanë pritur që qeveria t’i kuptojë kërkesat e SBAShK-ut në takimin e sotëm dhe qysh nesër të fillonte mësimi.

“Anëtarësia ka pritur shumë nga takimi i sotëm, si prindërit e nxënësit, që mësimi të fillojë qysh nesër sepse kanë menduar që qeveria i ka kuptuar kërkesat e sindikalistëve.  Kjo nuk ndodhi sot, urojmë të ndodhë në ditët në vazhdim”, ka shtuar ai.

Ai njoftoi se sonte rreth orës 20, SBAShK-u do të mbajë takim me kryetarët e komunave ku do t’i tregojnë atyre se çka u diskutua në takimin e sotëm me qeverinë.

Related Articles