Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Dipasprës, Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se një profil në Instagram i hapur në emër të saj, nuk është i vërtetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo ka shkruar se pasi që nuk funksionuan sulmet e hapura ndaj saj, tani ka filluar edhe beteja me falsifikime kibernetike.
“Asnjë nga lajmet e sotme nuk janë të vërteta. As nuk kam dhe as nuk kam pasur konto në Instagram. Nuk kam publikuar asnjë, e lëre më 20 pika. Tashmë me këtë konto po merret Policia e Kosovës”, ka shkruar ajo, shkruan gazeta Sinjali.