Dhuna që po promovohet në një reality show i quajtur “It’s my home” që ka nisur tash e disa ditë në Televizionin “First Channel” ka nxitur shumë reagime, derisa kjo bëri që edhe Policia të aktivizohet.
Pak minuta më parë Policia ka dhënë detaje të reja për Gazetën Enigma, duke theksuar se pas përfundimit të fazës fillestare të hetimet dhe intervisimit, është udhëzuar nga prokuroria e shtetit që të hapet rast për veprat “sulm” dhe “kanosje”.
“Lidhur me ngjarjen në fjalë, pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit si dhe intervistimit të disa personave policia është udhëzuar nga prokurori i shtetit që të hap rast për veprat sulm dhe kanosje”, tha zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.