Osmani flet për mendësinë që vret gratë: Ky shtet ka dështuar, vula është në letrën e Arlindës

Osmani flet për mendësinë që vret gratë: Ky shtet ka dështuar, vula është në letrën e Arlindës

Ish-presidentja Vjosa Osmani foli për dështimin e shtetit dhe mendësinë shoqërore dhe institucionale që tha se po i vret gratë. Tha se “kjo shoqëri po mësohet me lajmin se një grua është kërcënuar, dhunuar apo vrarë” dhe se “tronditja po shndërrohet në rutinë”.

“Ky shtet ka dështuar dhe vulën e këtij dështimi e gjeni në letrën e Arlindës”.

Osmani tha në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit se “përballë kësaj mendësie shteti asnjëherë s’guxon të qëndrojë si spektator”.

Ajo tha se përgjegjësia “nuk duhet të matet me forcën e deklaratave”.

“Ajo do të matet me gatishmërinë për të pyetur edhe nëse duhet të paguaj çmim personal se ku është shteti në raport me premtimet që i ka dhënë vetë, vetë, për vite me radhë, për ta luftuar këtë dukturi. Duke filluar nga premtimi për ta ç’rrënjosur këtë dukuri deri në zbritjen e rasteve me fatalitet në 100%”, tha ajo, ndër tjerash.

Osmani pyeti se çfarë ndodhi me ligjin për armën dhe pse s’u miratua Kodi Penal që parasheh “femicidin”.

“Shteti nuk mund ta bëjë i vetëm këtë ndryshim”, tha ajo, ndërsa foli për rolin e familjes dhe shkollës e mdiave.

Related Articles