Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Korçës.
Policia bën të ditur se është njoftuar nga mjekët se një i mitur ishte dërguar në spital i plagosur me thikë pas një konflikti fizik.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit. /A2 CNN/