Greva e kriza energjetike/ Abdixhiku: Fajtori kryesor është vetëm Kurti

Greva e kriza energjetike/ Abdixhiku: Fajtori kryesor është vetëm Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në seancën e sotme në Kuvend, tha se Kurti duhet të dialogojë dhe të merr parasysh kërkesat e SBASHK-ut në mënyrë që të ndalet greva.

Abdixhiku në seancën plenare tha se Kurti po gjen faj te Serbia e te opozita, e sipas tij këtë po e bën për të ikur nga përgjegjësit.

“Greva është emergjencë, kjo emergjencë kërkon dialog dhe nga dialogu kompromis. Kurti duhet të ketë një hall të madh dhe të jesh komplet i shkëputur nga realiteti social në vend, për të gjetur fajtor nga Serbia e deri tek opozita për një problem që megjithatë bërtet”, tha ai.

“Për LDK-në, përgjegjës i vetëm për këtë krizë është kryeministri Albin Kurti. I takon atij të dialogojë, të flasë e të dëgjojë edhe me ata që s’pajtohet. I takon atij që zgjedhjen e tij autokratike për mësimdhënësit, ta përkthej me zgjidhje për pagat”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku parlajmëron krizë më të thellë gjatë dimrit, ku thotë se Qeveria po dështon edhe në këtë aspekt.

“Kosovës po i afrohet edhe kriza energjetike, kjo shkak që Qeveria ka dështuar të riparojë blloqet tona me kohë”, tha ai.

Related Articles