Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka replikuar kryeministrit Albin Kurti, për fjalimin në kuvend, ku tha se u ka ofruar pako të gjitha kategorive të qytetarëve në Kosovë.
Për këtë Krasniqi i PDK-së, e quajti Kurtin tuc, i cili tha se ikë prej njerëzve.
”Tuc ka le, tuc ka jetu. Ky është tuc që ka ikë prej njerëzve. Ky është tuc që ikë prej të vërtetës”.
”Dul këtu e lëshoi një grusht miza edhe iku. Krejt na jetojmë veç në imazhin e Albin Kurtit”.
”S’ka nder, s’ka drejtësi absolute, se veç ky është. Unë kam frikë që ky është duke iu besu gënjeshtrave të veta.
”Nuk janë duke lypë pare mësimdhënësit, po lypin dinjitet. Nuk është puna e 100 eurove e as 80 eurove. Me shku me dinjitet para nxënësve. Mos e bini punën me e mbështetë grevën, se keni me u çudit”.