Trepça ’89 dhe Ferizaj përfundon pa fitues

Trepça ’89 dhe Ferizaj përfundon pa fitues

Trepça ‘89 dhe Ferizaj kanë ndarë pikët në kuadër të javës së shtatë në Superligë, duke barazuar me rezultat 1-1.

Pjesa e parë nuk solli gola edhe pse të dy skuadrat u munduan të shënonin.

Ferizaj kaloi e para në epërsi në minutën e 81-të, kur shënoi Drilon Sadiku pas asistimit të Ramush Ramadanit.

Kur pritej që Ferizaj të merrte tre pikë, në skenë doli Armend Gashin që shënoi për 1-1.

Kjo ishte ndeshja e katërt e Ferizajt pa humbje, duke marr një fitore dhe tre barazime dhe me shtatë pikë mban pozitën e shtatë.

Në anën tjetër Trepça ’89 ka gjashtë pikë dhe mban vendin e tetë.

Related Articles