Prokuroria Themelore në Ferizaj është duke mbledhur të dhëna për një rast të përdhunimi të raportuar mbrëmë në Policinë e Ferizajt.
Rasti dyshohet se ka ndodhur para katër viteve dhe pastaj është përsëritur edhe para dy muajve, gjë që e ka shtyrë viktimën që ta raportojë rastin në polici.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe e i njëjti ndodhet në mbajtje.
Nesër do të mbahet seancë në Gjykatën Themelore të Ferizajt për këtë rast.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, ndiqni lidhje direkte të gazetares Arbëresha Tërshani në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.