Një 17-vjeçare ka raportuar në Stacionin Policor te Ferizaj se para katër viteve ishte mashtruar duke u joshur me para nga një person dhe ishte keqpërdorur seksualisht në një motel.
Vepra e njëjtë, sipas saj, ishte përsëritur edhe para dy muajve.
Personi i dyshuar është arrestuar nga policia dhe ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore e Ferizaj kërkoi masën e paraburgimit për 30 ditë.
Nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj deklaruan se viktimës janë duke i ofruar ndihën e nevojshme.