“BE përgatit 30 miliardë euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor”

“BE përgatit 30 miliardë euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor”

Komisioneri për Zgjerimin Europian, Oliver Varhelyi, ka bërë të ditur se në rajon do të investohen 30 miliardë euro për të përshpejtuar procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, integrimi i Ballkanit Perëndimor, duhet të jetë prioriteti më i rëndësishëm gjeostrategjik. Kjo ndihmë do të transformojë të ardhmen e të rinjve në rajon.

“Në këto kohë të trazuara,integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet prioriteti më i rëndësishëm gjeostrategjik. Mbështetja jonë është ndërtuar mbi 30 miliardë #EIP për të përshpejtuar procesin dhe për të ofruar një të ardhme tërheqëse për # Rininë në rajon”, shkruan Varhelyi.

Related Articles