Mbrëmë një burrë në Fushë Kosovë ka ndërruar jetë, teksa vdekja e tij po cilësohet si e dyshimtë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima pas i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore ka marrë tretman mjekësor në QKMF në Fushë Kosovë dhe më pas ka ndërruar jetë, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion teksa rasti është duke u hetuar.