Në ndeshjet e skuadrave Popoviçi Vrnjci dhe Apolon 2018 në Serbi, e cila ka përfunduar me fitoren minimale të ekipit vendas 2:1 pasi arbitri ka konsultuar sistemin VAR por me një teknologji tjetër dhe të pazakontë.
Te rezultati 1:1, vendasit shënuan gol në minutën e 90-të, por arbitri e anuloi për shkak të pozitës jashtë loje.
Megjithatë, pas presionit të madh nga publiku dhe lojtarët, arbitri pranoi të shikonte golin që e kishte xhiruar një tifoz në tribuna me telefonin mobil.
Pasi e shikoi xhirimin amator, arbitri e pranoi golin dhe ekipi vendas festoi fitoren.
Videoja është bërë virale në rrjetet sociale.