Përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se beson se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve.
“Mendoj se duhet të largohemi nga narrativa se Kosova është Serbi dhe të shkojmë drejt narrativës se Kosova dhe Serbia janë Evropë. Dhe kështu, ju keni një të ardhme të përbashkët që po largohet me shpejtësi nga problemet e viteve nëntëdhjetë dhe po shkon shpejt drejt mundësive të shekullit të 21-të”, tha Escobar për Kurir.
Escobar gjithashtu deklaroi se beson se Ballkani Perëndimor është i aftë të jetë shtytës i zhvillimit ekonomik dhe se duhet të fokusohet drejt zhvillimit.