Me moton ‘Teshat nuk më definojnë’ në sheshin Skënderbeu u organizua fushata vetëdijesuese për mosdiskriminim e të rinjve dhe parandalimin e përdhunimeve seksuale ndaj tyre.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili tha se ky demonstrim tregon se sa të rëndësishëm janë fëmijët, të drejtat dhe mbrojtja e tyre nga institucionet.
Sipas organizatorëve, qëllimi i kësaj fushate është monitorimi dhe zbatimi i Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve dhe ligjeve të cilat janë në fuqi në Republikën e Kosovës.
Drejtues të organizatave u bënë thirrje institucioneve që t’i sjellin para drejtësisë personat e përfshirë në ngacmime e sulme seksuale.