Moti sot dhe ditëve në vazhdim! (02.11.2026.) e hënë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim! (02.11.2026.) e hënë

Sot në Kosovë na pret mot plotësisht i vranët e me reshje lokale shiu kryesisht të dobëta, ndërsa vonë në mbrëmje ose gjatë natës tjetër do të fillojnë reshje më intensive sidomos orëve të mëngjesit të së Martës.

Do të vazhdojnë temperaturat relativisht të ulëta dhe minimalja pritet të zbres në 3 gradë Celsius, kurse maksimalja pritet të arrijë deri në 11 apo 12 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot i vranët e në disa zona në veriperëndim të Shqipërisë e në jug të Malit të Zi mund të ketë intervale kohore me diell, ndërkohë që cikloni nga jugu i Italisë afrohet.

Pasdite në jug dhe perëndim të Shqipërisë do të fillojnë reshje shiu e rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në mbrëmje dhe gjatë natës reshje e rrebeshe shiu do të përfshijnë pjesët tjera të Shqipërisë, Maqedoninë Veriore, Malin e Zi, Luginën e Preshevës dhe dhe normalisht edhe Kosovës. Reshje shiu priten në të gjitha viset, vende-vende intensive. Në veri të Malit të Zi dhe lokalisht edhe në Rugovë do të fillojnë reshje bore natën ose  eventualisht më së voni mëngjesin e së Martës.

Të Martën na pret mot më i ftohtë dhe me vranësira të dendura e reshje shiu e në malet më të larta do të ketë reshje bore. Të mërkurën reshjet do të humbin intensitetin dhe pritet përmirësim gradual i motit.

Related Articles