Skuadra e Drenicës ka mposhtur Prishtinën në “Bajram Aliu” me rezultatin 2:1.
Prishtina ishte duke avancuar me golin e Genc Hamitit, megjithatë Drenica përmbysi gjithçka me golat e Gavazajt dhe Abazit.
Pas ndeshjes, Ismet Munishi tha se është i kënaqur me lojtarët, por jo shumë edhe me referimin, teksa kishte ankesa edhe tek gjyqtarët.
“Ça me thanë, le të jetë në ndërgjegjen e gjyqtarit. Sa i përket ndeshjes, fusha ka qenë më e rënduar. Në momentin kur ne pritej të shënonim për 2-0, pranuam golin e barazimit. Lojtarët u munduan, u angazhuan, duhet të jemi më syqel, pasi po na bie i gjithë mundi posht – ndeshja ishte e dominuar nga ne – por ky është futbolli mund të humbësh edhe në kësi duele”, tha Ismet Munishi për ‘Sport1’.