Një 19-vjeçar doli për të kaluar mbrëmjen me miqtë në një nga lokalet e Shkodrës, por kjo shëtitje e të riut përfundoi në tragjedi.
Erjon Xhenje u ekzekutua nga autorë ende të paidentifikuar me breshëri plumbash, teksa ndodhej brenda lokalit, shkruan top-channel.
Ngjarja tronditi zonën e Kirasit në Shkodrës dhe qytetarët e pranishëm, ndërkohë që pak minuta më vonë në vendngjarje siç shihet në pamje, arrin edhe i ati i viktimës.
Grupi i hetimit ka nisur mbledhjen e provave në skenën e krimit, ndërsa po largojnë dhe trupin e pajetë të 19-vjeçarit.