Prizren: Gjashtë të lënduar në aksident trafiku, një në gjendje më të rëndë

Prizren: Gjashtë të lënduar në aksident trafiku, një në gjendje më të rëndë

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Kojushë e Hasit.

Një nga të lënduarit është në gjendje më serioze.

Lajmin për gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Ai theksoi se të lënduarit po marrin trajtim në spital.

Related Articles