Mbreti Charles III ndodhet në një moment të palakmueshëm pasi është duke përcjell arkivolin e nënës së tij Elizabeth II në Westminster Abbey për funeralin e saj.
Atij po i bashkohen anëtarët e familjes së tij teksa po largohen ngadalë nga Westminster Hall, shkruan BBC.
Udhëheqësit botërorë dhe mbretërit e huajë janë në mesin e 200 vajtuesve të mbledhur për këtë rast.
Arkivoli i Mbretëreshës po përcillet – në të parën nga tre procesionet gjatë gjithë ditës – përmes Sheshit të Parlamentit, një distancë prej rreth 250 m.
Princi i Uellsit dhe Duka i Sussex po ecin krah për krah, pas babait të tyre, Mbreti, duke ecur së bashku me vëllezërit e motrat e tij, katër fëmijët e Mbretëreshës.
Dy nga stërnipërit e Mbretëreshës, Princi George, 9 vjeç dhe Princesha Charlotte, shtatë vjeç, po ecin gjithashtu pas arkivolit të Mbretëreshës.