Greva në arsim, Krasniqi i drejtohet Kurtit: Kryeministër, për hir të fëmijëve, gjej zgjidhje

Greva në arsim, Krasniqi i drejtohet Kurtit: Kryeministër, për hir të fëmijëve, gjej zgjidhje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka kërkuar kryeministrit Kurti që të merret vesh me grevistët dhe të nis mësimi.

“Kryeministër, për hir të fëmijëve, gjej zgjidhje!”, ka shkruar ai.

“Nga 1 shtatori, jeta e prindërve dhe mësimdhënësve është vështirësuar edhe më tej. Kjo bllokadë, që po ndodhë si pasojë e kokëfortësisë së Qeverisë, kërkon zgjidhje urgjente.”, ka shkruar ai.

“Mësimdhënësit nuk po kërkojnë pazare e as lëmoshë – por, vetëm dinjitet! Dinjiteti është boshti i veprimtarisë së tyre historike dhe qeveria nuk duhet t’ua mohojë këtë vlerë. Janë po këta njerëz që edhe në periudha më të vështira kanë ruajtur dinjitetin tonë njerëzor e kombëtar. Duhet t’i mirëkuptojmë, sepse janë prindërit tonë të dytë”.

Related Articles