Ka vdekur në moshën 34-vjeçare futbollisti zviceran, Nicolas Schindelholz.
Lajmin për vdekjen e futbollistit e kanë bërë të ditur mediat zvicerane si dhe ish-klubet e tij.
Schindelholz vuante nga kanceri në mushkëri që nga viti 2020 dhe rreth një vit më vonë ai pensionua nga futbolli.
I lindur më 12 shkurt 1988 në Zvicër, ai e nisi karrierën e tij futbollistike me të rinjtë e Baselit, ku u aktivizua me moshat U-18 dhe U-21.
Më pas veshi edhe fanellat e Thun, Luzern dhe së fundmi Arau në Superligën e Zvicrës.