Katër zyrtarët e arrestuar në rastin “Brezovica” janë pjesë e këtyre institucioneve shtetërore

Katër zyrtarët e arrestuar në rastin “Brezovica” janë pjesë e këtyre institucioneve shtetërore

Disa pjesë Prishtinës, dhe të Podujevë janë cak i një operacioni të gjerë të Policisë. Aksioni lidhet me rastin Brezovica.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfimruar Prokurori i çështjes, Rasim Maloku.

Ai ka njoftuar se deri tash janë arrestuar shtatë persona.

Të arrestuar janë katër zyrtarë dhe tre biznesmenë, në aksionin që me urdhër të Prokurorisë është kryer në dy lokacione: Prishtinë dhe Podujevë.

Gjithmonë sipas burimeve, zyrtarët e arrestuar janë tre nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe një nga KEDS.
Rasti “Brezovica” është më i famshmi i këtij viti qe ka goditur krimin e organizuar.

Ka dërguar mbi 20 veta në burg dhe ka detyruar dhjetëra të tjerë te arratisen.

Related Articles