Prishtinë: Një grua dhunohet nga pesë persona, e detyrojnë të përdorë edhe substanca narkotike

Një grua ka raportuar në polici se një i dyshuar pa dëshirën e saj e kishte dërguar në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë, ku më pas ishte dhunuar edhe nga katër persona tjerë, raporton Gazeta Enigma.

Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku thuhet se të dyshuarit viktimën e kishin detyruar të konsumonte edhe substanca narkotike.

“Ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion të policisë dhe ka raportuar se më datë 30.04.2021 e kishte takuar të dyshuarin,  i cili pa dëshirën e saj e kishte dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë dhe së bashku me katër persona të tjerë meshkuj dyshohet se e kishte dhunuar dhe kishte detyruar të konsumonte substanca narkotike deri më datë 05.05.2021. Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles