Greva në arsim, Haradinaj: Kurti duhet ta lërë inatin, habitem sa e kanë duru sindikatat

Greva në arsim, Haradinaj: Kurti duhet ta lërë inatin, habitem sa e kanë duru sindikatat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur rreth grevës ku fajtorin kryesor e lë kryeministrin Kurti.

Haradinaj thotë se Kurti duhet ta lërë inatin dhe të kuptojë se nuk ka të bëjë vetëm me Rrahman Jasharaj, por me 20 mijë mësimdhënës.

Haradinaj thotë se është i habitur sa e kanë duru kurtin Sindikatat.

“Kurti duhet ta lërë inatin, ta kuptojë se nuk ka të bëjë me Rrahman Jasharin, por ka të bëjë me 20 mijë mësimdhënës, të cilët kanë qenë pararojë e proceseve në vazhdimësi. E këshilloj Kurtin, se kjo kërkesë është minimale, habitem sa e kanë duru Kurtin Sindikatat, nuk e kuptojë këtë logjikë të Kurtit”, tha Haradinaj në DebatPlus.

Related Articles