Tërnava bën thirrje që të respektohen masat kundër COVID-19 gjatë Bajramit

Tërnava bën thirrje që të respektohen masat kundër COVID-19 gjatë Bajramit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërvana, në prag të festës së Fitër Bajramit, që shënon fundin e Muajit të Ramazanit, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë, duke u bërë thirrje që gjatë shënimit të kësaj feste, të respektojnë masat kundër koronavirusit.

Të enjten, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, një ndër festat kryesore në besimin Islam.

Këtë vit, në Kosovë, Fitër Bajrami do të falet në xhami, por duke respektuar masat kundër koronavirusit.

“Ne nesër kemi festë dhe bashkërisht do të jemi në xhamitë tona për ta falur namazin e Fitër Bajramit, por të kemi kujdes sepse virusi është ende në mesin tonë. Andaj për ta ruajtur veten e shëndetin publik, ne kemi hequr dorë nga ana ceremoniale e manifestimit tradicional të Bajramit. Në xhami do të jemi duke respektuar protokollet kundër COVID-19 dhe për ta falur vetëm namazin e Fitër Bajramit. Ju ftoj që të bëni kujdes edhe me vizitat tradicionale të Bajramit”, tha myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, më 2020, dy festat e Bajramit, besimtarët myslimanë në Kosovë nuk kanë mundur t’i falin në xhami.

Këtë radhë, Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se në xhami do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit dhe jo ai i mëngjesit. Xhamitë, sipas BIK-ut, do të hapen dhjetë minuta para faljes së Bajramit.

Related Articles