Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë në kuvend se kriza është bërë mbijetesë e qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti.
Teksa kritikonte qeverinë për grevën dhe gjendjen në arsim, ai kërkoi nga shefi i qeverisë t’i kthehet komunikimit dhe dialogut me sindikatat.
“Qasja, improvizimi i krizave është bërë përditshmëri e qeverisë dhe këtij kryeministri. Kriza është bërë mbijetesë e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Kryeministri t’i kthehet komunikimit dhe t’i kthehet dialogut me sindikatat, me shoqërinë civile. Ktheju debatit me sektorin privat dhe ekonominë e këtij vendi të cilin e ke harruar fare”, tha ai.