Albena Reshitaj nga AAK-ja thotë se ka pritur një zgjidhje përfundimtare për grevën, në këtë seancë plenare.
“Sot kam prit nga ky debat parlamentar një përfundim e një kontribut konkret për situatën e grevës dhe e dyta kam menduar që do të diskutoheshin deklaratat e Kurtit, sa i për grevës”, tha Reshitaj.
Reshitaj thotë se deklaratat e fundit të Kurtit në lidhje me SBASHK-un janë mjaft shqetësuse dhe sipas saj, këto deklarata duhet të argumentohen sot në Kuvend.
“E para është deklarata mjaft shqetësuese që Kurti tha: “Do ta kuptoni në ditët dhe javët në vazhdim, presioni që po e bën SBASHK-u.E dyta është deklarata e djeshme: ” Grupet brenda sindikatës po e shantazhojnë qeverinë”.Për mua, këto dy deklarata janë shumë shqetësuese për vendin, sepse Qeveria është shteti im dhe nëse kjo është e vërtetë atëherë ata janë duke më shantazhuar edhe mua dhe gjithë mësimdhënësit. Këto deklarata duhej të argumentoheshin sot”, tha Reshitaj.