Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor nesër pritet të takohet në Kosovë me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.
Vizitën dhe takimin mes tyre e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.
Kupina tha se presidenti slloven nesër do të arrijë në Kosovë dhe do të takohet me Osmanin.
“Po, presidenti slloven, Borut Pahor, do të arrijë nesër në Prishtinë, dhe do të ketë takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, tha Kupina.
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor vjen në Kosovë pas publikimit të disa dokumenteve “non-paper” që supozohej se kanë dalur nga shteti slloven, konkretisht zyra e kryeministrit Janez Jansha.
“Zgjerimi më i shpejtë i BE-së në Ballkanin perëndimor do të zvogëlojë gjithashtu rëndësinë e ideve naive dhe të rrezikshme për ndryshimin e kufijve që nuk mund të ndodhin paqësisht për shkak të rrethanave. Unë i hedh poshtë të gjitha ato ide për ndryshimin e kufijve”, pati thënë Pahor.