Deputeti i AAK-së flet për Gazetën “Enigma”: Programi qeverisës, i dështuar

Deputeti i AAK-së flet për Gazetën “Enigma”: Programi qeverisës, i dështuar

Të dështuar e të paarritshëm, e ka quajtur planprogramin e Qeverisë së Kosovës, deputeti nga partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, shkruan Gazeta “Enigma”.

Në një deklarim për Gazetën “Enigma”, Lekaj e ka kritikuar qeverinë aktuale për mos pasjen e një plani të zbatueshëm që do t’i kontribuonte zhvillimit të vendit. “Së pari të gjithë jemi dëshmitarë se kjo qeveri bëri fushatë pa asnjë planprogram përveç fushatës ajo erdhi në zyrat e pushtetit pa asnjë ide parallogaritësi ose ndonjë projekt ku do mbështetje zhvillimi i Kosovës dhe vetëm kur ajo ju afrua 3 mujorit të saj në qeverisje miratoi një plan qeveritar me teori të pa zbatueshme me demagogji buxhetore pa asnjë llogaritje një plan utopik ashtu si çdo plan që Lëvizja Vetëvendosje ka pasur deri më sot”, tha ai për gazetën.

Në fund ai shtoi se “Populli ynë ka një shprehje për këtë punë “ nga e thëna në të bërë është një mal i tërë” ky mal është i pa kalushëm nga ky plan i dështuar”.

Kritika për programin qeverisës të Qeverisë Kurti, pagti edhe partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka deklaruar se programi qeverisës për vitin 2021-2025 është i zbrazët në aspektin ekonomik. Ai tha se në të ka vetëm premtime boshe pa caktim të masave dhe objektivave konkrete në këtë sektor./Gazeta Enigma

Related Articles