Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren.
Sipas policisë, mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës, ku më pas është dërguar për IML obduksion.
Rasti është duke u hetuar.
“Prizren 22.09.2022 – 17:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitë relevante policore dhe një ekipë e emergjencës kanë dalur në vendin e ngjarjes me ç’rast mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.