Latifi pas takimit me deputetin austriak: Mirënjohës për angazhimin dhe lobimin në institucionet e BE-së

Latifi pas takimit me deputetin austriak: Mirënjohës për angazhimin dhe lobimin në institucionet e BE-së

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi ka pritur në takim deputetin e Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl.

Ai e ka falënderuar Mandl-in për angazhimin dhe lobimin në institucionet e BE-së për lëvizje e lirë.

“Me miq si ju ne mund të bëjmë një rrugë të gjatë dhe të shpejtë  drejt arritjes së standardeve të Europës sidomos në kujdesin shëndetësor. Unë jam shumë mirënjohës për angazhimin tuaj të jashtëzakonshëm për lobimin e madh që keni bërë dhe po vazhdoni të bëni në institucionet e Bashkimit Evropian, parlamentit, në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e mjekëve tonë dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi në shtetet e BE-së”, u shpreh ai.

Ai u shpreh se Austria ka mbështetur kërkesën tonë për anëtarësimin në Këshillin e BE-së.

“Shteti austriak ka mbështetur kërkesën tonë për anëtarësimin në Këshillin e BE-së, mungesa këto që kanë shkaktuar dhe kanë ndikuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e shëndetësisë së Kosovës. Sistemi ynë shëndetësor ka nevojë për një partneritet solid me institucionet dhe vendet evropiane”, u shpreh tutje ai.

Related Articles