Kokaj i drejtohet SBASHK-ut: Nxënësit të kthehen pasdite, leni këto, i zbërthejmë pastaj

Kokaj i drejtohet SBASHK-ut: Nxënësit të kthehen pasdite, leni këto, i zbërthejmë pastaj
Deputeti i VV-së, Jahja Kokaj , ka folur sot në Komisionin për Arsim ku po raportojnë SBASHK-u, ministrja Arbërie Nagavci dhe ministri Hekuran Murati.

Kokaj në Komision tha se SBASHK s’mund të vazhdojë me lista të kërkesave pa kufi.

Sipas tij, kjo sindikatë duhet të ketë një kërkesë konkrete, dhe mësimi të fillojë sa më shpejtë.

“Në qoftë se ne vazhdojmë me lista tjera pa kufi, siç qenka shtu sot, jo 50 e jo 100 kështu me gjet një mesatare me u kthy fëmijët krejt në klasë. Vazhdimisht po u rritka kjo listë, me siguri shkon tash edhe në lista tjera. Aprovimi i ligjeve shkon me muaj, a me muaj me mbet nxënësit jashtë a. Po duhet me zgjedh edhe fjalorin mos me bo tejet të ngrohtë, ma keni ba të pamundur, cila është kërkesa e juaj e fundit që të ktheheni, dhe dëshiroj që sot pasdite të kthehen në klasë. Unë jam këtu si individ, na ju bashkohemi nqs janë kërkesat e juaja të arsyeshme”, tha ai.

“Ky sistem, është sistem i bashkuar. Leni këto, pastaj i zbërthejmë këto, mbledhemi ndonjëherë”, tha ai

Related Articles