Sot është bërë përurimi i lidhjes së Kampit Bondsteel me sistemin e rrjetit elektrik të Kosovës.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryeministri Kurti, ministri Sveçla, ministri Aliu, Ambasadorin Hovenier si dhe shumë personalitete tjera.
“Përveç komandantit të Bondsteel-it, Kolonel Matt DiNenna në ceremoninë e sotme ishte edhe eprori i tij, gjeneralmajor James Smith”, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.
“Kjo ngjarje e rëndësishme do të ndihmojë në përgatitjen e Kampit Bondsteel për të ardhmen duke reduktuar në masë të madhe përdorimin e gjeneratorëve ndotës me naftë”.
“Prania e fuqishme e Qeverisë, duke përfshirë edhe Ministrin Sveçla dhe Ministrin Aliu, është dëshmi e përkushtimit të thellë të Kosovës ndaj partnerëve tanë të NATO-s dhe ndaj aleatit tonë kryesor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.