Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, në Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur sot një lajm të rëndësishëm për Komunën.
Në udhëheqjen e panelit “Gratë, Hapësirat Publike dhe Kultura”, Sahatçiu ka bërë të ditur se vitin tjetër, pra, në vitin 2023, Komuna e Prishtinës ka futur në buxhetim edhe shtatoren e Komandantit legjendar, Adem Jashari.
“Edhe në Prishtinë, tash, në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit. Një memorie kolektive edhe në Kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu.
Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vite pas luftës, që shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vij në Prishtinë.