Në Gjilan është zhvilluar ndeshja miqësore mes SC Gjilanit dhe Vllaznisë së Pozheranit.
Këtë ndeshje e ka triumfuar skuadra e Gjilanit me rezultatin minimal 1-0, raporton Gazeta Enigma.
Golin e vetëm në këtë ballafaqim e ka shënuar sulmuesi anësor, Oltion Bilalli në pjesën e dytë të sfidës.
Të dy trajnerët, edhe Zekirija Ramadani i Gjilanit edhe Sallah Sherifi i Vllaznisë patën mundësi t’i aktivizojnë edhe futbollistët e rinj të cilët treguan më të mirën e tyre.
Kujtojmë që skuadra e Gjilanit në fundjavën e ardhshme do të përballet me kampionin e Kosovës, FC Ballkanin.
/Gazeta Enigma/