Revolta për grevën, banka e karrige vendosen afër qeverisë (VIDEO)

Revolta për grevën, banka e karrige vendosen afër qeverisë (VIDEO)

Nxënësit jo, por kryeministri me kabinetin e tij e pati mundësinë të fillojë mësimin, të shtunën.

Madje bankat shkollore nuk i patën hiç larg, meqë ato bashkë me çanta e pajisje tjera, iu bënë gati para objektit të qeverisë.

E para se të ulen aty ata patën mundësinë të lexojnë edhe mesazhet që ua la koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF, njofton KlanKosova.tv.

Ata thanë se mosgjetja e një zgjidhjeje për fillimin e mësimit po ndikon edhe në gjendjen psikologjike të fëmijëve.

Të dielën e 25 shtatorit bëhen fiks një muaj që kur filloi greva në arsim, derisa ende nuk është gjetur një zgjidhje që do t’i jepte dritën jeshile fillimit të mësimit.

Related Articles