Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka votuar për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Enigma.
Pas votimit kryeministri Kurti është deklaruar para gazetarëve për grevën që po vazhdon të mbahet nga SBASHK-u.
Përkundër që ende nuk ka asnjë marrëveshje Qeveri – SBASHK, Kurti shpreson që nesër të fillojë mësimi.
‘’Ne duam që mësimi të filloj sa më parë, që do të thotë se mësimi është dashur të filloj më1 shtator’’, ka deklaruar ai.
Tutje Kurti ka shtuar se ‘’jam I bindur që nxënësit duan të shkojnë në shkollë, jam I bindur se prindërit duan që fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë, jam I bindur që edhe mësimdhënësit duan të japin mësim nëpër shkolla, e po ashtu këtë bindje e ka edhe Qeveria e Kosovës’’.
‘’Ne nuk duam që të bojkotohet shteti, sepse shkolla është shteti. Nëse në vutet e 90-ta arsimi ishte parasë gjithash rezistencë, sot ai mbi të gjitha është në zhvillim, dhe jo vetëm për brezin tone, por edhe për brezat e ri’’, tha Kurti.
Këshilli Grevistë deri më tani i ka refuzuar të gjitha ofertat e kryeministrit Kurti.
‘’Të gjitha ofertat tona për Këshillin Grevistë dhe për Sindikatën e Arsimit nuk kanë vlejtur, pra ata i kanë refuzuar të gjitha ofertat tona’’, tha ai.
Tutje ai ka shtuar se ‘’në vitin e kaluar ne kemi ofruar mbështetje financiare prej mbi 300 milion euro nëpërmjet pakos së ringjalljes ekonomike, ndërkaq në këtë vit në pranverë I shtuam edhe 200 milion të tjera, kurse së fundmi me 3 shtator lansuam edhe pakon e përballjes me inflacion që është në vlerën prej 150 milion euro’’.
Kurti tutje ka theksuar se me pakot e inflacionit ai ka ndarë 50 për qind më shumë se sa i gjithë buxheti për mbrojtje dhe ushtri.
‘’Për tua krijuar përshtypjen se sa e madhe është kjo shumë 150 milion euro është 50 për qind më shumë se sa i gjithë buxheti për mbrojtje dhe për ushtri që është 52 për qind më shumë se sa në vitet tjera’’.
‘’Pra për pakon e përballjes me inflacionin kemi ndarë 50 për qind më shumë se sa për krejt vitin që kemi ndarë për mbrojte. Edhe në të ardhmen me masa të ngjashme ne do t’iu qëndrojmë pran qytetarëve dhe përball të keqes, e keqja nganjëherë është inflacion, nganjëherë krizë energjetike, e nganjëherë pandemi, por ne do t’i qëndrojmë pranë qytetarëve’’.
Ai tha fjalë të ashpra për sindikalistët, të cilët i quajti “sindikalistë të PAN-it” koalicioni PDK-AAK-Nisma, që drejtohej nga Ramush Haradinaj.
‘’Është për të ardhur keq se si shkollimi në Kosovë po mbahet peng dhe për përshtypjen time të fuqishme pas të gjitha takimeve që kam pasur bëhet fjalë për një lloj inati antiqeveritar, një kurs kundër qeverisë së progresit dhe shpresës, prej sindikalistëve të PAN-it të cilëve u është ndalur sahati me 5 qershor 2017’’, ka deklaruar Kurti.
‘’Pra aty u ka ngelur sahati sindikalistëve të PAN-it, dhe tash dëshirojnë që t’jua bëj një shërbim PAN-it në opozitë duke e bërë grevën armë kundër qeverisë’’.
Kurti: Është për të ardhur keq sa shumë po humbim prej inatit antiqeveritar.
‘’Edhe një herë po e ritheksoj 150 milion eurot që nuk janë të fundit për tu përballur me inflacionin, janë 50 për qind më shumë se sa buxheti për mbrojtje dhe për ushtri’’, ka deklaruar Kurti. /Gazeta Enigma/