Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, është takuar me nënkryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Ali Gashi dhe nënkryetarin e Sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica.
Këtë e ka bërë të ditur Llumnica, i cili ka publikuar një fotografi me Humollin e Gashi në Facebook.
“Takimi me bashkëluftëtarët e UÇK-së dhe ish anëtarët e LKÇK-së”, ka shkruar Llumnica mbi fotografinë e publikuar.