Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është lajmëruar përmes një postimi në faqen e tij në Facebook nga Japonia.
Kurti ka shkruar se si rreth 200 mijë fëmijë dhe mbi 20 mijë lehona janë përfitues të shtesave.
Sipas tij këtë muaj po bëhen një vit prej kur për herë të parë ka filluar skema e Shtesave për Fëmijë dhe Shtesave për Lehona.
“Nga shtatori 2021 e deri më tani, nga këto dy skema kanë përfituar rreth 200 mijë fëmijë, mbi 20 mijë nëna të reja dhe dhjetëra mijëra familje të Republikës”, ka shkruar Kurti.
Porkryeminsitri I vendit nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme për grevën në Arsim e cila ka hyrë tashmë në javë ne pestë.
Njoftimi I plotë:
Rreth 200 mijë fëmijë dhe mbi 20 mijë lehona përfitues të Shtesave
Këtë muaj po bëhen një vit prej kur për herë të parë filluam skemën e Shtesave për Fëmijë dhe Shtesave për Lehona.
Nga shtatori 2021 e deri më tani, nga këto dy skema kanë përfituar rreth 200 mijë fëmijë, mbi 20 mijë nëna të reja dhe dhjetëra mijëra familje të Republikës.
Rishtazi hapëm aplikimin për fëmijët e lindur në vitin 2012, e në tetor do ta hapim edhe për fëmijët e lindur në vitin 2011. Kështu, gradualisht po zgjerojmë skemën e shtesave drejt synimit tonë për të përfshirë të gjitha gjeneratat deri në moshën 16 vjeçare.
Nuk ka kthim prapa shtatorit të vitit të kaluar. Shtesat për fëmijë dhe lehona janë dëshmi dhe do të bëhen traditë e qeverisjes së mirë.
Të angazhuar që secila familje ta ndiej dorën e shtetit, do të vazhdojmë edhe më tej me politika që në qendër kanë ngritjen e mirëqenies për qytetarët tanë.