Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, ka kërcënuar së fundmi Perëndimin me “apokalips bërthamor”.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar i pari i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg.
“Çfarëdo përdorimi i armëve bërthamore është absolutisht i papranueshëm, që rrënjësisht ndryshon rrjedhën e luftës, kurse Rusia duhet ta dijë që luftë bërthamore nuk mund të ketë dhe kurrë nuk do të duhej të zhvillohej një e tillë”, shtoi kreu i NATO-s.
“Kur shohim këtë lloj të retorikës bërthamore nga Rusia, nga presidenti Putin, është diçka që duhet ta marrim seriozisht – e pikërisht për këtë po dërgojmë porosi të qartë se kjo do të ketë pasoja të rënda për Rusinë”, tha ndër tjera kreu i Aleancës më të madhe ushtarake në botë.
Kujtojmë që edhe vet presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar me përdorim të armëve bërthamore, gjatë fjalimit të tij ku edhe urdhëroi mobilizimin e pjesshëm.
E ministri rus i Mbrojtjes, bëri të ditur se bëhet fjalë për 300 mijë rezervistë që do të dërgohen në Ukrainë për të luftuar.