Familja Isufi nga Zvicra dhe Gjilani me pikëllim të thellë njofton për vdekjen e hershme dhe të papritur të bijës së tyre, pedagoges së ekonomisë në Universitetin e St. Gallen, Zvicër.
Shqiponja Isufi, e lindur në vitin 1981, ishte shembull i një gruaje të suksesshme. Ajo në moshë të re u bë doktore e shkencave ekonomike dhe pedagoge e ekonomisë si dhe njëkohësisht drejtonte një ndërmarrje tejet të suksesshme në fushën e ekonomisë.
Shqiptarët e Zvicrës humbën njërën nga pjesëtaret më të shquara të komunitetit të tyre, shkencëtaren me të cilën mburreshin të gjithë!
Shqiponja Isufi kishte ardhur në Zvicër si vajzë 9 vjeçe nga Gjilani për t`’u bashkuar prindërve, të cilët para kësaj kishin ikur nga Kosova si të përndjekur politikë.
Shqiponja ka qenë 4 vjetët e fundit partnere në Grant Thornto, njëkohësisht drejtonte një ndërmarrje tejet të suksesshme në fushën e ekonomisë në Zvicër.
Ajo kishte punuar në selinë kryesore të KPMG në Cyrih, ndërmarrje e madhe globale për kontabilitet dhe konsulencë dhe pedagoge në Universitetin e St. Gallenit. Vetëm në Zvicër KMMG ka mbi 1800 punonjës. Aty Shqiponja bënte bilancet vjetore të koncerneve që kanë miliarda në pronësi.
Data dhe vendi i varrimit do të bëhen të ditura me kohë