Imami i Drenasit Osman Musliu për deklaratën e Kryetarit të BIK-ut, Naim Tërnava për ndaljen e grevës, e ka komentuar me një thënie popullore.
Musliu ka thënë se ai duhet t’i rregullojë çështjet brenda Bashkësisë Islame.
“Sa i përket deklaratës së Myftiut, e kisha thënë një fjalë popullore, më së miri njeriu me rregullu oborrin e vet e pastaj me dalë në oborr të kojshisë. Kjo do të thotë që ai duhet me shiku me rregullu, çështjen e BIK-ut, dhe punëtorët brenda, normalisht ka të drejtë me dhanë deklarata edhe për çështje të tjera”, ka thënë ai në Politiko.