Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Vaun e Dejës. I plagosuri, Pjetër Kola nga Lezha është dërguar në spitalin e Shkodrës.
I plagosuri, rreth 40 vjeç, aktualisht ndodhet në sallën e operacionit dhe nuk dihet nëse është në gjendje të qëndrueshme apo jo.
Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje.