Një person nga Fushë Kosova është dërguar në mbajtje, pasi në telefonin e tij dje janë gjetur disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve.
Në raportin e policisë thuhet se këto materiale personi në fjalë i kishte shpërndarë te personat e tjerë përmes rrjeteve sociale.