Vrasja e 44 vjeçarit në Vaun e Dejës, shpallet një person në kërkim

Vrasja e 44 vjeçarit në Vaun e Dejës, shpallet një person në kërkim

M. P. është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet si autor i vrasjes së 44-vjeçarit, P. K. nga Lezha.

44-vjeçari u plagos mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por humbi jetën në sallën e operacionit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qafë Çelë të Pukës, por rrethanat nuk dihen ende.

“Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

“Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, deklaroi dje policia.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar. /abcnews.al/

Related Articles