Prishtinë, një person kanoset, ofendohet dhe goditet me veturë nga djali i tij

Prishtinë, një person kanoset, ofendohet dhe goditet me veturë nga djali i tij

Një person dje në Veternik në Prishtinë është goditur me veturë dy herë nga prapa prej djali të tij, pasi ishte kanosur dhe ofenduar me fjalë nga ai.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur dhe është arrestuar.

Tutje, thuhet se prindi është ndier i rrezikuar nga veprimet e djalit të tij, në konsultim me prokurorin janë iniciuar tri raste dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Related Articles