Pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për mobilizim të pjesshëm ushtarak shumë rusë janë larguar nga vendi i tyre.
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat pas mbledhjes së qeverisë, deklaroi se rusët që largohen nga vendi, pasi nuk duan të shkojnë në luftëne Moskës në Ukrainë, janë të mirëpritur edhe në vendin tonë.
“Rusët janë të mirëseardhur në Shqipëri”, tha Rama.
Pyetje: I njohur qëndrimi juaj ndaj agresionit rus në Ukrainë por cili do jetë qëndrimi politik i Shqipërisë nëse përballeni me kërkesë nga shtetasit rusë që braktisin vendin e tyre për të mos ju bashkuar luftës?
Edi Rama: Janë të mirëseardhur, janë të mirëseardhur në Shqipëri.