Qeveria Rama rrit pagat për këto kategori

Qeveria Rama rrit pagat për këto kategori
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të mërkurën se Qeveria e udhëhequr prej tij ka marrë vendim që do të hyjë në fuqi menjëherë për rritje pagash për disa kategori.

Nga rritja e pagave, sipas deklaratës së Ramës, do të përfitojnë policët, zjarrfikësit dhe punëtorët e administratës publike.

“Për Policinë e Shtetit, niveli bazë si dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë, shtesa në vijim është për nivelin e mesëm. E njëjta gjë vlen edhe për Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, për zjarrfikëset, për administratën publike dhe jo vetëm për nëpunësit në shërbimin civil, por edhe për punonjësit mbështetës”, ka thënë Rama.

Për punonjësit bazë të policisë rritja do të jetë 15 për qind, ndërkohë që për ata që janë në nivel oficerësh, rritja do të jetë me 7 për qind.

Rritje pagash do të ketë edhe për pensionistët dhe familjet që përfitojnë ndihmë sociale. Në familjet ku një grua është kryefamiljare do të ketë dyfishim të ndihmës sociale, ka thënë Rama.

Related Articles